Të gjithë janë në pritje të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kosova është para sfidës shumë të vështirë megjithatë shpreson të kthehet e pamposhtur.
Federata e Zvicrës të mërkurën njoftoi se marshimi fillon në ora 18:30.
Rreth 1,5 kilometra deri në stadium pritet të kalohen për rreth 20 minuta.
Ndeshja luhet të premten më orën 20.45 në stadiumin “St.Jakob - Park” në Basel.