Juventusi me sulm të frikshëm

- Bota Sot

Juventusi me sulm të frikshëm

Në ditët e fundit të mer katos, Juventus ka bërë një lëvizje të madhe që ka ndryshuar “fytyrën” e skuadrës.

Pas javësh negociatash të gjata dhe zërave të shumtë, bardhezinjtë kanë sjellë në Torino dy emra të rinj që e bëjnë repartin ofensiv më të pasur se kurrë: LoIs Openda dhe Edon Zhegrova.

Brenda vetëm 24 orëve, klubi shpenzoi rreth 64 milionë euro, duke treguar se synimi është i qartë – ndërtimi i një skuadre që mund të luftojë për sKudeton.

Belgut Openda iu besua një transferim me obligim blerjeje prej 45 milionë, ndërsa për kosovarin Zhegrova u paguan 18.5 milionë. Ky i fundit, tashmë edhe me pasaportë shqiptare, nuk zë vend në listën e lojtarëve të huaj dhe shton fleksibilitet në rotacion. Goditjet erdhën pas dështimit për të marrë Kolo Muani, i cili përfundoi te Totenham. Për më tepër, DusHan Vlahoviç mbeti në Torino, pavarësisht se ishte menduar si “sakrifikuari” i madh për të financuar ardhjet.

Serbi nuk rinovoi, por vendosi të vazhdojë sezonin me fanellën bardhezi, duke i dhënë Tudor-it një alternativë luksi në majë të sulmit. Me këto lëvizje, trajneri Igor Tudor ka në dispozicion një arsenal të plotë: Vlahoviç, Xhonatan Dejvid, Openda, Konseisao, Ildiz dhe Zhegrova. Një përzierje lojtarësh të rinj, teknikë dhe me shpejtësi, që lejojnë sisteme të ndryshme loje. Nga 3-5-2 klasik, te 3-4-1-2 me një mbështetës pas dy sulmuesve, e deri tek 3-4-2-1 me dy fantazistë pas një pike referimi.

Zhegrova shihet si një armë e vlefshme për krahun e djathtë, por mund të përdoret edhe si nën-sulmues. Ai do të duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Ildiz, një talent që konsiderohet i pa lëvizshëm, dhe me Konceisao, për të cilin Juventusi shpenzoi 32 milionë euro. Megjithatë, shkathtësia e tij mund ta kthejë në një element surprizë. Openda, në anën tjetër, është një profil që sjell dinamizëm. Ai mund të luajë si sulmues i dytë, mund të lëvizë në hapësira, apo të adaptohet si “9 fals”.

Shpejtësia dhe instinkti i tij i golit do t’i japin Juventusit një dimension të ri në tranzicion dhe kundërsulm. Dueli për rolin e bomberit kryesor pritet të jetë i ndezur mes Xhonatan Dejvid dhe Vlahoviç. Kanadezi ofron lëvizshmëri dhe aftësi për të luajtur me skuadrën, ndërsa serbi mbetet një pikë e fortë referimi brenda zonës.

Dy stile të ndryshme që i japin Tudor-it luksin e zgjedhjes sipas kundërshtarit dhe momentit. Në fund, Juventusi doli nga merkato me një sulm që jo vetëm është i kompletuar, por edhe i frikshëm. Brenda një dite, bardhezinjtë kanë kaluar nga dyshimet në një pasuri të vërtetë opsionesh, duke i dhënë tifozëve një arsye për të ëndërruar sërish. Synimi është i qartë: rikthimi në majën e futbollit italian dhe gara serioze për titull.



Lexoni të gjitha në Bota Sot