Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Baselit

- Bota Sot

Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Baselit

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Basel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Baselit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot