Risitë dhe formacioni që Sylvinho ka përgatitur për ndeshjen ndaj Gjibraltarit!

- Bota Sot

Risitë dhe formacioni që Sylvinho ka përgatitur për ndeshjen ndaj Gjibraltarit!

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën zyrtare para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit.

Një ndeshje e cila do të shërbejë si përgatitje për atë zyrtare ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.

Të rinjtë në Kombëtare dhe formacioni me Gjibraltarin? 

Kur luan në Kombëtare, këto gjëra ndodhin gjithmonë dhe bëhet fjalë për gjëra që kanë ndodhur edhe me Brazilin dhe e kam nga eksperienca.

Kemi 23-24 ose 25 lojtarë por dikush që dëmtohet do të ndërrohet. Jam i lumtur me lojtarët si Kaçurri, Shpendi, Çokaj dhe kam besim. Ata provojnë ta shijojnë dhe janë të lumtur dhe kjo ka rëndësi.

Gjithashtu kemi ndeshje të ndryshme, miqësore e para dhe secili që hyn në fushë do  të fitojë dhe jam i bindur se është e vështirë dhe nesër duhet të bëjmë më të mirën. E rëndësishme për ne sepse në 6 ditë kemi ndeshje dhe duhet të punojmë.

Mendoj për 24 lojtarët që kemi. Pasnesër do të mendojmë për 11 ndaj Letonisë”, tha ndër të tjera Silvinjo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot