De La Fuente: Yamal inteligjent, duhet kujdes për të mos kaluar në eufori

- Bota Sot

De La Fuente: Yamal inteligjent, duhet kujdes për të mos kaluar në eufori

Spanja drejt rikompozimit të plotë të skuadrës kombëtare, në përgatitje për ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Bullgarisë dhe Turqisë. Luis de la Fuente nuk ka kursyer elozhet për Lamine Yamal, për të cilin duket se ka një dobësi të theksuar:

“Është vetëm 18 vjeç, por ka një maturi për t’u admiruar. Mos harrojmë që mbi supet e tij ka presion të jashtëzakonshëm mediatik”.

Më pas trajneri ka vazhduar: “Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet, me përjashtim të Topit të Artë.

Ka luajtur në kombëtare që në moshën 16-vjeçare, por tani i duhet të punojë shumë për të qenë në hapin e asaj që kërkon.

Ai duhet të jetë një shembull si brenda, ashtu edhe jashtë fushës, por të gjithë duhet ta kuptojmë se është ende në moshën e adoleshencës dhe disa gjëra do t’i kuptojë me kalimin e kohës. Detyra jonë është ta ndihmojmë”.

Duke iu rikthyer fushës, De la Fuente ka vazhduar: “Jamal është një djalë shumë inteligjent dhe kap situatat menjëherë, sikur të ishte gjeni. Ka një talent natyral që rrallë e kam parë tek futbollistët e tjerë. Ai e ka kuptuar se puna dhe talenti shkojnë bashkë dhe asnjëra nuk mund të ecë pa tjetrën”.

Në të njëjtën kohë, trajneri nuk ka ndenjur pa përmendur Pedrin, Dani Karvahal dhe Rodrin:

“Kemi kthyer grupin e futbollistëve në një familje të vërtetë. Ne kemi kohë që jemi grup, por prania e Rodrit dhe Karvahal, që vijnë pas një dëmtimi të gjatë, na ngroh shumë atmosferën. Karakteristikat e tyre humane dhe futbollistike janë shumë të domosdoshme për skuadrën”.

Duke folur për veteranët, një mendim ka edhe për Moratën: “Nuk ka pasur paraqitje të mira, por eksperienca dhe përkushtimi i tij janë të nevojshëm”. Nga ana e tij, Pedri ka deklaruar: “Të jesh pjesë e kombëtares është diçka madhështore. Nuk gjej fjalë për të përshkruar gëzimin tim”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot