Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se ndeshja ndaj Letonisë do të jetë e vështirë.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, Sylvinho u shpreh se Adrian Bajrami bëri zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Zvicrën dhe shtoi se kjo është diçka që ndodh.
“Sa i përket ndeshjes, është ndeshje shumë e rëndësishme, Letonia është skuadër e vështirë, e organizuar.
Kemi vuajtur si skuadër, duke nisur që nga minutat e para. Jemi duke u përgatitur.
Duhet të kesh edhe opsione të mira, mund të kalojmë te lista e dytë e kombëtares.
Sa i përket situatës me Adrian Bajramin, kemi plotësuar listat deri në 17 gusht, por nuk kemi pasur përgjigje. Dikush nga federata më tha se Adrian Bajrami ka zgjedhur përfaqësuesen e Zvicrës. Kam folur me të. I uroj gjithë të mirat dhe fat lojtarit”, theksoi ai.