Vdes veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Rasim Zenelaj

- Bota Sot

Vdes veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Rasim Zenelaj

Sot është ndarë nga jeta Rasim Zenelaj ,veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, i lindur në fshatin Sllatinë të Podujevës.

Që në rininë e hershme, Zenelaj u dallua për angazhimin e tij politik dhe kombëtar.

Ai ishte themelues dhe pjesë e Partisë së Parë Shqiptare në diasporë, duke kontribuar në mënyrë aktive për të promovuar të drejtat e shqiptarëve dhe kauzën kombëtare, veçanërisht gjatë veprimtarisë së tij në Gjermani.

Më 14 prill 1981, Zenelaj ra viktimë e një atentati të organizuar nga shërbimi sekret jugosllav (UDB) në Frankfurt.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe invalid për jetën, por mbijetesa e tij dhe përkushtimi ndaj kauzës kombëtare e bënë simbol të qëndresës dhe sakrificës.

Rasim Zenelaj mbeti një figurë frymëzuese për brezat e rinj dhe një dëshmitar i gjallë i historisë së rezistencës shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi morale dhe historike që do të kujtohet gjithmonë.

Varrimi i tij do të bëhet më 05.09.2025, në orën 18:00, në varrezat e reja të fshatit Obrançë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot