Isak: Dua të fitoj gjithçka

- Bota Sot

Isak: Dua të fitoj gjithçka

Liverpuli zyrtarizoi transferimin e sulmuesit suedez, Aleksander Isak, nga Njukasëll për një shumë rekord prej 130 milionë sterlinash, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Por edhe i treti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Nejmarit (222 milionë euro) dhe Kilian Mbapé (180 milionë euro), të cilët u transferuan te PSG, respektivisht në vitet 2017 dhe 2018.

Ndërkohë, vetë 25-vjeçari mësohet se ka hequr dorë nga një bonus prej 5 milionë sterlinash për të realizuar lëvizjen aq të dëshiruar drejt “Anfield”. Isak, i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Njukasëll, foli si “Reds” për herë të parë, pasi firmosi kontratë 6-vjeçare.

“Ndihem për mrekulli. Do të thoja se ka qenë një ‘udhëtim’ i gjatë për të arritur këtu. Por ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Është diçka për të cilën jam krenar dhe mezi pres ta bëj realitet, duke zbritur në fushë me fanelën e Liverpulit – tha ai -. Jam thjesht i lumtur që gjithçka ka mbaruar. Pres me padurim të shoh shokët e mi të rinj të ekipit dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë në shkallët e stadiumit.

Unë premtoj maksimumin! Dhe mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka me këtë ekip”, përfundoi sulmuesi, që ka zgjedhur të mbajë numrin 9 te kampionët e Premier Ligës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot