Një grua u gjet e vdekur të mërkurën pasdite në Patisia, pasi kishte lindur pak orë më parë në apartamentin e saj, ndërsa edhe foshnja e saj humbi jetën.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte greke dhe ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë, pasi pritej të lindte në ditët në vijim.
Trupi i gruas u gjet brenda shtëpisë së saj, me kordonin e kërthizës të prerë.
I njëjti informacion raporton se gjatë incidentit, pranë saj kanë qenë dy fëmijët e saj të mitur, si dhe bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ia ka prerë kordonin e kërthizës së fëmijës me gërshërë.
Më parë ishte raportuar se burri i gruas mungonte në shtëpi dhe kur ai mbërriti ajo ishte tashmë e vdekur. Oficerët e policisë që mbërritën në apartament zbuluan se gruaja kishte dhënë frymën e fundit.
Për ngjarjen është urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si e ka humbur jetën gruaja.