Arsenali lë jashtë Champions League-s sulmuesin e njohur

- Bota Sot

Arsenali lë jashtë Champions League-s sulmuesin e njohur

Arsenali ka publikuar listën zyrtare të 25 lojtarëve për fazën e grupeve në Champions League dhe vendimi i Mikel Artetës ka sjellë një surprizë të madhe: Gabriel Jesus nuk është përfshirë.

Sulmuesi brazilian është rikthyer së fundmi në stërvitje pas një dëmtimi serioz në gju që e kufizoi gjatë sezonit të kaluar, por duket se ende nuk është në formën e duhur për t’u rikthyer në arenën evropiane.

Megjithatë, ekziston mundësia që ai të rikthehet në listë në muajin shkurt, kur UEFA lejon ndryshime për fazën me eliminim direkt.

Në listë janë përfshirë të gjitha blerjet e reja të merkatos së verës, si dhe talenti 15-vjeçar Max Dowman, i cili është regjistruar në listën A, një sinjal se Arteta mund t’i japë hapësirë edhe në Champions. Ndërkohë, Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis-Skelly figurojnë në listën B, pasi konsiderohen lojtarë të formuar në shtëpi dhe nuk zënë vend në listën kryesore.

Arsenali nuk ka kundërshtarë të leht: në ‘Emirates’ do të presë Bayernin, Atletico Madridin, Olympiacosin dhe FC Kairatin, ndërsa transfertat do ta çojnë përballë Interit, Club Brugge, Slavia Pragës dhe Athletic Club. Ndeshja e parë për “Topçinjtë” është programuar më 16 shtator, kundër Atletico Madridit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot