Zhegrova i jep lamtumirën emocionuese Lilles: Do të jeni përgjithmonë në zemrën time

- Bota Sot

Zhegrova i jep lamtumirën emocionuese Lilles: Do të jeni përgjithmonë në zemrën time

Edon Zhegrova bëri një hap tepër të madh në karrierën e tij duke iu bashkuar Juventusit në merkaton e verës.

Sulmuesi shqiptar do të luajë për herë të parë në klubin historik të Serie A.

Por pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, Zhegrova nuk ka harruar t’i japë lamtumirën ekipit të Lilles. Në një “Instastory” në faqen private në rrjetet sociale, 26-vjeçari i uron më të mirat klubit francez.

“Losc Lille, do të jeni përgjithmonë në zemrën time dhe të gjithë tifozëve që më mbështetën që nga fillimi.

Dua të falenderoj të gjithë shokët e mi, stafin e trajnerëve dhe të gjithëve për gjithçka. Ju uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të takohemi përsëri së shpejti.”, shkruan Zhegrova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot