Një zyrtar policor i Njësisë Speciale është vënë në pranga në Mitrovicë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Sinjali mëson se arrestimi është bërë mbrëmë në Mitrovicë, ku polici dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
Burimet thonë se hetimet ndaj tij kanë nisur pas dyshimeve për veprime që bien ndesh me ligjin dhe etikën policore, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për në IPK e më pasë në ndalim prej 48 orësh.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale të lartcekura, ndërsa rasti mbetet nën hetime.