Arrestimi i pjesëtarit të Njësisë Speciale, nga IPK japin detaje

- Bota Sot

Arrestimi i pjesëtarit  të Njësisë Speciale, nga IPK japin detaje

Një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale) në Mitrovicë është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Inspektorati Policor njofton se të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari. IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit”, bën të ditur ky Inspektorat.

Poashtu bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.



Lexoni të gjitha në Bota Sot