Gjermania nuk do ndjekë rrugën e Italisë dhe Spanjës

- Bota Sot

Gjermania nuk do ndjekë rrugën e Italisë dhe Spanjës

Hans Joakim Vatske është kryetari i Bundesligës në Gjermani. Dhe numri 1 e ka bërë të qartë, që nuk do të zhvillohen ndeshje jashtë vendit.

“Për sa kohë jam përgjegjës për kampionatin, nuk do të ketë ndeshje të Bundesligës jashtë. E ndaluar kategorisht”.

Gjermania i mbyll derën kështu ofertave arabe, që janë mjaft të mira për financat.

Italia dhe Spanja kanë preferuar të luajnë ndeshje jashtë për kompeticione si Kupa dhe Superkupa. Tifozët e klubeve pjesëmarrëse janë shprehur hapur kundër vendimeve të tilla.

Dhe Hans Joakim Vatske do i qëndrojë besnik mënyrës së vjetër. Siç dihet tifozët në Gjermani janë po ashtu shumë tradicionalë dhe nuk do ta mbështesnin aspak idenë për ta luajtur një ndeshje jashtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot