Qëndroi te Liverpooli dhe vendosi ndeshjen e parë të sezonit me një gol pak para fishkëllimës së fundit. Por për sezonin e dytë radhazi, ai nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, të paktën jo në fazën e parë.
Po flasim për Federico Chiesan, i cili u përjashtua nga lista e 22 lojtarëve të Liverpulit të zgjedhur nga trajneri Arne Slot për të marrë pjesë në tetë ndeshjet e para të garës evropiane.
Mungesa e italianit u vu në dukje nga mediat britanike, pasi Rio Ngumoha, 17-vjeçari që i dha Liverpulit një fitore të çmuar në ndeshjen ndaj Newcastle disa ditë më parë, u zgjodh në vend të ish-lojtarit të Juventusit.
Lista e mëposhtme e skuadrës përfshin Giovanni Leoni: Alisson, Mamardashvili, Woodman, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Bradley, Leoni, Robertson, Frimpong, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Isak, Salah, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.