Kombëtarja e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur drejt Bazelit të Zvicrës.
Të gjithë lojtarët, stafti teknik kanë marrë rrugë me aeroplan drejt Baselit, ku nesër takohen me “Helvetikët” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në stadiumin e qytetit të Bazelit është paralajmëruar se do ketë një numër të madh tifozësh, në mesin e tyre shumë shqiptarë.
Kujtojmë që ky takim mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45.