Kenan Jilldiz është qendra e projektit të Juventusit. “Zonja” e tregoi këtë, pasi drejtori Komoli refuzoi 70 milionë euro nga Çelsi në merkaton e verës.
20-vjeçari, i bashkuar me ekipin e parë në nëntorin e vitit 2023, ka besimin e të gjithëve. Futbollisti turk shënoi në Botërorin e Klube tri gola dhe asistoi dy të tjerë në katër ndeshje. Më tej, pas dy javëve të Seria A në këtë edicion ka asistuar dy gola.
Largimi nga moshat e Bajernit dhe kalimi te Juventusi ka rezultuar i duhuri. Vetë sulmuesi anësor ka besim të plotë se mund të rritet në Torino.
Kontrata e tij përfundon në vitin 2029. Dhe kjo tregon se rrugë e gjatë është përpara.