Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpreson nesër (20.44) me kombëtaren e Kosovës të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të xhiros së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
“Me këmbë të mbarë po nisim rrugëtimin drejt Zvicrës, për të hapur kampanjën kualifikuese të Botërorit.
Me zemër plot besim te futbollistët tanë, te djersa dhe përkushtimi i tyre, si dhe te stafi që qëndron gjithmonë pas tyre.
Shpresojmë në mikpritje të ngrohtë dhe në fitore të Kombëtares të Kosovës!”, ka shkruar Ademi.