Numri i të vdekurve nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, ka shkuar në 17, pasi dy nga 23 të lënduarit vdiqën, tha një zyrtar i shërbimeve të emergjencës.
21 persona të tjerë kanë pësuar lëndime në aksidentin e së mërkurës.
Aty përfshihen portugezë, si dhe dy gjermanë, dy spanjollë dhe nga një person nga Franca, Italia, Zvicra, Kanadaja, Maroku dhe Koreja e Jugut.
Pas këtij aksidenti tragjik, Portugalia ka shpallur ditë zie.