Kroos tallet keq me 145 milionë euroshin e Premier Leagues

- Bota Sot

Kroos tallet keq me 145 milionë euroshin e Premier Leagues

Transferimi i Alexander Isak te Liverpool për 145 milionë euro ka tronditur Premier League, teksa Toni Kroos nuk ngurroi të shprehte opinionin e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”, së bashku me vëllain Félix:

“Faleminderit për besimin, dëgjuesit tanë, por do të thoja se rreth gjysma juaj nuk keni dëgjuar asnjëherë për Isak. Gjykoni vetë, seriozisht”.

Félix shtoi: “Mund t’ju kujtohet vetëm nga koha te Borussia Dortmund” (duke iu referuar kalimit të tij te BVB). Isak mbërriti te verdhezinjtë e Bundesligës nga AIK më 2017 për 8.6 milionë euro, por luajti vetëm 13 ndeshje (281 minuta), duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist.

“Në Dortmund nuk bëri asgjë të madhe”, – tha Kroos, duke shtuar se shuma e paguar për transferimin e tij nag Liverpool është padyshim shumë e ekzagjeruar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot