Dogana ndalon për qarkullim 275 njësi lodrash për fëmijë

- Bota Sot

Dogana ndalon për qarkullim 275 njësi lodrash për fëmijë

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka realizuar dymbëdhjetë (12) inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshimin për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar nga qarkullimi gjithsej 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.

“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në njoftim. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot