Edon Zhegrova është futbollist i ri i klubit të madh italian, Juventusi.
Gazmend Haliti, ish futbollist dhe tash e sa vite trajner me gjeneratat e reja, ka rikujtuar një shkrim të para 11 viteve kur Edon
Zhegrova ishte pjesë e Prishtinës U-15.
Gazmend Haliti e Edon Zhegrova
Në kohën e Zhegrovës Prishitna U-15 doli kampione.
Zhegrova ka qenë lojtar nën udhëheqjen e trajnerit të vyeshëm Gazmend Haliti.
“Pionierët (U-15) të FC Prishtina kampion të Kosovës!
Pionierët të prirë nga trajneri Gazmend Haliti kanë mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës të fituar edhe në edicionin e kaluar
Në vikendin e kaluar përfundimisht janë mbyllur garat në të gjitha kategoritë e reja në nivel vendi. Prishtina U-15 (pionierët), pas
tre fitoreve rresht në ndeshjet e përfundimtares, me plotë meritë u shpallën kampion dhe mbrojtën titullin e fituar edhe edicionin e kaluar.
Pas FCF Prishtina (femrat) të cilat fituan “kurorën e dyfishtë”, U-19 (Juniorët) u shpallën kampion të Kosovës, Prishtina U-15 (Pionierët) kurorëzuan kampionatin me titullin e kampionit dhe janë ndër tre kategoritë e vetme të FC Prishtina që sjellin për këtë edicion trofe në klub.
Në finale Prishtina ka mposhtur Llamkos Kosovën 2:1 (shënuan Flamur Zeqiri e Malsor Ajeti), në gjysmëfinale u mposhtë Fushë Kosova 3:0 (shënuan Edon Zhegrova, Flamur Zeqiri, Fisnik Muçiqi) dhe në çerekfinale u mposhtë Besa e Pejës 8:1 (shënuan Edon Zhegrova e Flamur Zeqiri nga dy gola, dhe Arlind Minushi, Bleon Sekiraça, Driton Gërvalla dhe Rilind Gërbeshi”, kështu shkruante më 26 qershor të vitit 2024 në faqen e shkollës së futbollit Prishtina.
Zhegrova ka qenë pjesë edhe e Prishtinës U-17 me trajner Kushtrim Munishin.