Mesfushori i njohur danez, Christian Eriksen, po stërvitet aktualisht me skuadrën suedeze Malmo FF.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, duke sqaruar se marrëveshja ka ardhur përmes shokut të përfaqësueses daneze, Anders Christiansen.
Malmo ia ka mundësuar tridhjetë e tre vjeçarit ta mbajë formën me ekipin, por nuk ka pranuar të komentojë nëse janë duke u zhvilluar bisedime për një transferim të mundshëm. Eriksen është pa klub që nga vera, kur i ka skaduar kontrata me Manchester United.
Karriera e tij numëron mbi 650 paraqitje, përfshirë 310 në Premier League, ku ka shënuar pesëdhjetë e pesë gola dhe ka dhënë tetëdhjetë e një asistime. Me kombëtaren e Danimarkës ka realizuar dyzet e gjashtë gola në 144 ndeshje.
Në sezonin e fundit te United, Eriksen kishte zhvilluar tidhjetë e pesë ndeshje në të gjitha garat, me pesë gola dhe gjashtë asistime, por vetëm njëmbëdhjetë herë e kishte nisur nga minuta e parë në Premier League.
Aktualisht, ai nuk është përfshirë në listën e Kombëtares daneze për ndeshjet kualifikuese kundër Skocisë dhe Greqisë, ndërsa e ardhmja e tij në nivel klubi mbetet e hapur.