Ernest Gjoka “fërkon duart”

- Bota Sot

Ernest Gjoka “fërkon duart”

Një rikthim me “peshë” ka ndodhur te Skënderbeu. Korçarët do të mbështeten më në fund sërish te Marcos Ramos. Ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në Korçë.

Prej disa javësh e ardhmja e tij ishte e paqartë dhe pezull, por tashmë braziliani ka bërë të ditur se është gati për një tjetër sezon.

Madje ka nisur edhe stërvitjen me ekipin, duke u rikthyer si një alternativë shumë e rëndësishme e Ernest Gjokës.

Prania e tij në prapavijë do t’i japë patjetër më shumë siguri këtij reparti dhe korçarëve në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

“Jam rikthyer! Më falni për vonesën, por jemi sërish bashkë. ‘Ujku i Dëborës’ nuk e lë kurrë tufën e tij”, ka shkruar qendërmbrojtësi i korçarëve, duke “kopsitur” kështu rikthimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot