Sa do të kushtojnë biletat për ndeshjet e Botërorit 2026?

- Bota Sot

Sa do të kushtojnë biletat për ndeshjet e Botërorit 2026?

Numërimi mbrapsht për Kupën e Botës 2026 ka nisur dhe tifozët do të përballen me një sistem të ri dinamik të çmimeve të FIFA-s për biletat. Çmimet do të përshtaten sipas kërkesës: për ndeshjet më të pritura do të jenë më të larta, ndërsa për të tjerat do të nisin nga rreth 50 euro.

Pas testimit në Botërorin e Klubeve 2025, ku për disa ndeshje çmimet ranë deri në 13 dollarë, FIFA beson se për Kupën e Botës ato nuk do të zbresin kurrë nën 50–60 euro.

Ndryshim tjetër është kategorizimi i ri: vendet më afër fushës do të kenë çmimet më të larta, pavarësisht këndit të shikimit.

Faza e parë e shitjeve hapet më 10 shtator dhe mbyllet më 19, vetëm për mbajtësit e kartave Visa. Përmes regjistrimit në faqen e FIFA-s, ata mund të përzgjidhen me short për të blerë bileta individuale ose paketa që nga tetori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot