Selektori i Zvicrës me deklaratë befasuese para ndeshjes me Kosovën

- Bota Sot

Selektori i Zvicrës me deklaratë befasuese para ndeshjes me Kosovën

Kosova është para përballjes shumë të vështirë të premten në mbrëmje (nesër, 20.45) ku do të luajë në konak të Zvicrës.

Dardanët synojnë të startojnë me rezultat pozitiv në hapje të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, e ka më së të qartë nivelin e kombëtares së Kosovës, për faktin se në tri përballje tri herë barazuan (njëra miqësore). 

Yakin thekson gjithashtu rëndësinë e një fillimi të mirë. Ndërsa ndeshja kundër Kosovës është një "ndeshje në shtëpi", ai parashikon që raporti i tifozëve nesër do të jetë "50:50".

Yakin kujton ndeshjen e parë miqësore kundër Kosovës në mars të vitit 2022. "Atëherë, flitej për një duel vëllazëror miqësor.

Kjo nuk do të ndodhë më".

“Grupi është i vështirë, dy ndeshjet në shtëpi kundër Kosovës dhe Sllovenisë ofrojnë një mundësi të menjëhershme për të krijuar një pozicion të mirë startues. Sepse: "Ndeshjet në shtëpi janë për ti fituar", tha Yakin në konferencë me gazetarë.

Pas tërheqjes nga futbolli të Yann Sommerit, Xherdan Shaqirit dhe Fabian Scharit, ekipi kombëtar ka humbur shumë cilësi udhëheqëse.

A mund ta luajë tani Ndoye këtë rol?

"Jam i lumtur që marr përsipër këtë përgjegjësi dhe përpiqem ta ndihmoj ekipin me cilësitë e mia. Por do të jem ende i njëjti Dan i vjetër", tha futbollisti Ndoye.



Lexoni të gjitha në Bota Sot