Kosova arrin në Zvicër

- Bota Sot

Kosova arrin në Zvicër

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës ka mbërri në Zvicër.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmimin e zbarkimit të trupës në Basel..

Dardanët u grumbulluan dhe ushtruan nga e hëna në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa sot do të akomodohen dhe do ta zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore në Zvicër para duelit të nesërm.

Ndër të tjera, selektori Franco Foda do ta mbajë një konferencë për shtyp.

Futbollistët e Kosovës u dukën sot në disponim të mirë dhe nesër mbrëma synojnë rezultat pozitiv, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.

Kosovës do t’i mungojnë Edon Zhegrova, Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj, për arsye të ndryshme, ndërsa trajneri gjerman do të mundohet t’i gjejë mbulesat e tyre adekuate për duelin me Zvicrën dhe për atë të tri ditëve më vonë kundër Suedisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot