Një ngjarje e rëndë, por me fund të lumtur, ka parë protagonist mesfushorin e Sampdorias, Alesandro Bellomo. Futbollisti i ka shpëtuar jetën një turisteje e cila ishte sulmuar dhe qëlluar më thikë në rrugë.
Në natën e të martës, Bellomo gjendej në shtëpinë e tij në Kioxha të Venetos bashkë me familjarët.
Por jashtë shtëpisë të tij po zhvillohej një ngjarje e rëndë, pasi një person me probleme mendore ka sulmuar në rrugë një turiste polake 34-vjeçare. Apo kishte nxjerrë për xhiro qenin kur është sulmuar nga personi, i cili e ka qëlluar edhe me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Bellomo dhe vëllai i tij kanë dëgjuar klithmat në rrugë dhe kanë dalë menjëherë, duke gjetur turisten e shtrirë. “E shoqëruam thuajse deri brenda shtëpisë time”, tregoi Stefano, vëllai i futbollistit. “Thirrëm ndihmën e shpejtë falë edhe disa komshinjve që folën gjermanisht me të. Ajo ishte e ndërgjegjshme në disa momente dhe kërkonte qenin”, tha ai.
Për fat të mirë, turistja është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të marra. Edhe qenushi i saj është gjetur, ndërsa policia ka arrestuar personin 25-vjeçar me probleme mendore i cili ishte autori i kësaj ngjarje të rëndë.