Fejzë Kabashi nga LDK-ja në Prizren, ka kritikuar pushtetin lokal për keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë gjatë katër viteve të fundit.
Reagimi i tij ka të bëjë ndaj prezantimit të autoambulancave në QMF-të e Gjonajt dhe Zhurit, duke theksuar se këto mjete pa staf të dedikuar nuk i shërbejnë qytetarëve dhe përbëjnë shkelje ligjore.
Reagimi i plotë i Fejzë Kabashit
Shëndetësi:
Përgjatë katër viteve Komuna e Prizrenit e ka keqmenaxhuar këtë sektor dhe kjo do të ndryshoj tërësisht në katër vitet e ardhme me qeverisjen e LDK-së.
Si fillim; Kryetari, vartësit dhe rrethi i tij, e publikuan para disa ditëve, para qytetarëve të Komunës së Prizrenit, në veçanti atyre të Hasit dhe Zhurit, se po ua rrisnin shërbimet duke iu dërguar nga një #Autoambulancë në QMF-të Gjonaj dhe Zhur.
I gjithë stafi shëndetësorë dhe secili që pak kupton nga shëbimet shëndetësore, e dijnë mirë se autoambulancat janë “institucione” në vete dhe që të jenë në shërbim të qytetarëve, iu duhet staf adekuat vetëm për to.
Nuk guxon kush të llogarisë se një e tillë në oborrin e QMF-së (pa staf të veçantë) do t’i shërbejë qytetarëve, tek sa në asnjë formë stafi i QMF-së nuk guxon të lë shërbimin dhe në rast nevoje ta shoqërojnë pacientin me autoambulancë për në spital. Kjo është plotësisht e pa pranueshme e antiligjore.
Komuna është vetëm pengesë për QMF-të:
1. Duke i nxënë kot së paku dy parkingje
2. Duke krijuar probleme mes stafit dhe familjarëve, nga presioni i këtyre të fundit për t’ua bartur familjarin / pacientin.
Kjo formë e #mashtrimit po merr fund.
Ne duhet të krijojmë cilësi e jo veç mure dekoruese.
Na duhet #staf i mjaftueshëm e kushte moderne të punës, e jo veç makina simbolike.
Sistemi i duhur shëndetësor vjen bashkë me LDK-në, vjen bashkë me Driton Selmanaj kryetar të Komunës.
, zë i përgjegjshëm.