Shqipëria U-17 barazon me Poloninë

- Bota Sot

Shqipëria U-17 barazon me Poloninë

Kombëtarja shqiptare U-17 luajti ndeshjen e parë ndaj Polonisë në turneun “Syrenka Cup”, që po zhvillohet në Varshavë.

Kuqezinjtë barazuan 1>1 në “GKS Pogon Stadium”. Golin për Shqipërinë e realizoi sulmuesi i talentuar, Elson Himallari.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Dennis Ettore Pierro, Afrim Gashi (C), Dion Vata, Kledi Qosja, Petro Marku, Majkol Luka, Daniele Lulaj, Ledion Spahiu.

Polonia kaloi në avantazh në minutën e 6-të me Symrak Huber, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria rriti nivelin e lojës dhe pas disa rasteve të mira barazoi me golin e Himallarit në minutën e 67-të. Kuqezinjtë patën edhe disa mundësi të tjera, por ndeshja u mbyll 1-1.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë të turneut ndaj Norvegjisë në “Sulejówek Municipal Stadium”, në orën 13:00.

Në sfidën e fundit, kuqezinjtë do të përballen me Rumaninë në “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”, më 9 shtator, në orën 11:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot