Maqedonia pëson disfatë nga Arabia Saudite

- Bota Sot

Maqedonia pëson disfatë nga Arabia Saudite

Në përballjen miqësore në Pragë, Maqedonia përjetoi disfatë kundër kombëtares së Arabisë Saudite me 2:1.

Edhe pse shënuan të parët, me një gol atraktiv nga Trajkovski, Maqedonia nuk arriti të shënojë fitore. Arabia Saudite fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në pjesën e parë dhe në vazhdim shënoi edhe golin e fitores.

Sfida në Pragë filloi në mënyrë miqësore , sepse nuk kishte asnjë aksion konkret nga të dy palët brenda 15 minutave të parë. Nxitja e parë ishte para portës së Maqedonisë, kur sulmuesi Albikran Feras u rrëzua në zonë dhe vendasit kërkuan penalti. Në mungesë të sistemit VAR, arbitri kryesor dha shenjë që të vazhdojë ndeshja. Në minutën e 21-të, Arabia Suadite prodhoi aksionin më të bukur, kur sulmuesi Feras u gjete i vetmuar në zonë, por goditjen e tij e ndalon portieri Dimitrievski.

Në minutën e 26-të, Jani Atanasov drejtoi goditjen e parë kah porta e Abdulrahmanit, i cili nuk kishte vështirë që të intervenojë. Disa caste më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, Aloub Adulrahman u fut në zonë, ndërsa asisti i tij përfundoi te Musliu, që ishte më i shpejtë se sulmuesi nga Arabia Saudite.

Në minutën e 33-të, Moteb godet nga 17 metra, por topi devijohet nga Dimitrievski në rivënie nga këndi. Në katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Maqedonia shënon gol.

Despotovski asiston në krahun e majtë, ndërsa Aleksandar Trajkovski në mënyrë atraktive dërgon topinnë këndin më të afërt për 1-0.

I njëjti futbollist dërgon goditje nga 18 metra, por topi shkon mbi portë. Në minutën e 45-të, Arabia Saudite shënon golin e barazimit.

Ristevski humb topin në mesfushë, ndërsa topi arrin deri te Feras Albikran, i cili mposht Dimitrievskin për të barazuar shifrat në 1-1.

Në kohën shtesë kanoset edhe Abu Allshamat, por Dimitrievski është në vendin e duhur.

Pjesa e dytë, ishte më e qetë, pasi që të dy kombëtaret kryen shumë ndrrime dhe u ndryshuan skemën e lojës.

Duatrokitjet më mëdha nga publiku ishin në minutën e 60-të, kur në lojë u inkuadran Enis Bardhi dhe Elif Elmas. Një minutë më vonë, Qamili, pas rivënies nga këndi godet ashpër brenda zonës, por topi devijohet në rivënie tjetër nga këndi.

Në minutën e 75, Elmasi nis kundërsulmin e shpejtë dhe dërgon topin në krahun e majtë, por Rastoderi është disa centimetra në pozitë jashtë loje.

Në minutën  e 77-të , pas rivënies nga këndi, Alshamat godet traversën.

Në minutën e 78-të , pas një gabimit në mesfushë, Ahamdan godet ashpër në pjesën më të largët të portës së Dimitrievskit, i cili për herë të dytë nxjerr topin nga rrjeta.  

Deri në fund të takimit nuk kishte ndryshim të rezultatit edhe pse Maqedonia kaloi tërësisht në sulm për të barazuar shifrat. Mirëpo në fund, Maqedonia regjistroi disfatën e dytë në përballjet e Arabinë Saudite, ku ka edhe një takim pa fitues.



Lexoni të gjitha në Bota Sot