Tottenham po vazhdon kërkimin për përforcime dhe këtë herë ka kthyer sytë nga një lojtar i njohur i Premier League.
Bëhet fjalë për Nathan Aké, mbrojtësin holandez të Manchester Cityt.
Në moshën 30-vjeçare, Aké mund të jetë duke kaluar muajt e fundit nën urdhrat e Pep Guardiolës, pasi nuk shihet më si një pjesë thelbësore e rotacionit të trajnerit katalanas.
Kjo situatë hap mundësinë për një ndryshim destinacioni gjatë merkatos së janarit, me Tottenhamin që shihet si opsioni më konkret.