Gennaro Gattuso të debutojë këtë të premte ndaj Estonisë si trajneri i Italisë.
Një moment emocionues për këdo, por jo për ish-mesfushorin, i cili thotë se shqetësimi që ka për të bërë mirë, kalon çdo gjë tjetër. Dhe ai e ka idenë e qartë se çfarë lloj ekipi do në fushë.
“Nuk kam kohë të emocionohem, kam shumë përgjegjësi mbi veten. Ndoshta te himni, duke parë prindërit e mi në tribunë, duke menduar për motrën time. Por do të jenë mendimet ata që nuk do më lejojnë të fle, atë që kam bërë sot dhe atë që duhet bërë nesër, jo emocionet.
Karakteristikat e ekipit? Duhet të ketë përulësi. Nëse humbet një top duhet arsyetuar me një mendje të vetme për të mbyllur gjithçka. Arroganca nevojitet për të tentuar një lëvizje të vështirë dhe nëse gabohet, nuk ka problem, për sa kohë që nuk dhurohet asgjë. Gabimet ndodhin, por nëse e bën, nuk duhet të ulkësh këmbëkryq e të mendosh se është një shok që do e korrigjojë për ty.
Me ekipin përfaqësues duhet të mendosh të fitosh, pastër apo ndyrë, por mentaliteti që nevojitet për t’ia dalë është vetëm një: jo të bukur, por të ndyrë. Kështu ka qenë gjithmonë për Italinë. Ndjenjë përkatësie, të ndihmosh njëri-tjetrin, të mos lëshosh pe. Kjo ka qenë gjithmonë forca jonë, të dimë të vuajmë në llogore, cilësia nuk mjafton. Kjo është ajo që shpresoj t’u rrënjos lojtarëve të mi dhe ata duhet ta tregojnë në fushë”, tha Gennaro Gattuso para gazetarëve.