Nuk do të ketë largime të bujshme nga kampioni aktual i Italisë.
Negociatat vazhdojnë për vazhdimin e kontratës në mes Napolit Frank Anguissa.
Heroi ndaj Cagliarit dhe një nga lojtarët kyç te Napoli, ka kontratë deri në vitin 2027.
Qëllimi i Napolit, shkruan Nicolò Schira, është të zgjasin kontratën e tij deri në vitin 2028 me një opsion për një sezon tjetër.
Natyrisht, kjo do të rriste edhe pagën e mesfushorit.