Nga Portugalia në Shqipëri

- Bota Sot

Nga Portugalia në Shqipëri

Ekipi i Butriniti ka arritur të përforcojë repartin e mesfushës me një transferim Portugalia.

Bëhet fjalë për Nelson Joseph Pius i cili është transferimi më i ri i klubit sarandiot.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Butrintit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

"KS Butrinti ka kënaqësinë të prezantojë mesfushorin tonë më të ri: Nelson Joseph Pius!

26-vjeçari portugez, me eksperiencë në Vitória Setúbal U22 dhe Vitória de Guimarães SC U23, i bashkohet familjes verdheblu për të dhënë kontributin e tij në mesfushë.

Një lojtar me kualitet, vizion loje dhe energji që do të forcojë edhe më shumë skuadrën tonë", njofton klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot