Kjo është shifra e shqiptarëve në Zvicër sipas mediumit zviceran! Kosova ndaj Zvicrës, më shumë se futboll

- Bota Sot

Kjo është shifra e shqiptarëve në Zvicër sipas mediumit zviceran! Kosova ndaj Zvicrës, më shumë se futboll

Një ngjarje futbolli si ndeshja Zvicër - Kosovë është një festë për ta. 

“Megjithatë, ndikimi i tyre në shoqëri nuk kufizohet vetëm në sport.

Kur ekipi kombëtar luan kundër Kosovës të premten, është më tepër sesa një ndeshje futbolli për diasporën e Kosovës në Zvicër”, shkruan media zvicerane “Blick”.

. "Është një festë absolute gëzimi", thotë shkrimtarja Shqipe Sylejmani.

"Ne do të largohemi nga fusha si fitues, pavarësisht rezultatit”. 

Bujar Mehmeti, president i FC Prishtina Bern, thotë se futbolli ka shumë rëndësi për Kosovën: "Futbolli është sporti numër një për ne, asgjë tjetër nuk i afrohet kësaj" Rreth 250,000 janë me rrënjë nga Kosova që jetojnë në Zvicër, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

 "Shpesh flas, por sigurisht që nuk mund të përfaqësoj kurrë mendimin e të gjithëve në komunitet", thotë shkrimtarja Sylejmani. 
Nga vitet e 80-ta e tutje, nga Kosova erdhën shumë shqiptarë në Zvicër për shkak të shtypjes politike.

Nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, u suprimua autonomia e Kosovës, popullsia shqiptare u shtyp dhe aktivistët politikë u persekutuan.

“Zvicra përjetoi fluksin më të madh gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998 dhe 1999. Dhjetëra mijëra njerëz kërkuan strehim nga dhuna dhe shkatërrimi”, shkruan mes të tjera media zvicerane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot