Scaloni zbulon çelësin e suksesit në kombëtare

- Bota Sot

Scaloni zbulon çelësin e suksesit në kombëtare

Argjentina po përjeton atë që shumë e quajnë periudha më e mirë në historinë e saj të futbollit.

Një Kupë Bote, dy Kupa Amerika, seria e skuadrës amerikano-latine nën drejtimin e Lionel Scaloni ka qenë pothuajse e përsosur dhe trajneri vazhdon të ushqejë lojtarë të rinj të talentuar.

Në një intervistë, Scaloni theksoi se suksesi nuk ka qenë kurrë i lehtë: “Mesazhi është të vazhdojmë të luftojmë.

Rezultatet ndonjëherë mund të ndryshojnë, por gjëja e rëndësishme është t’i sjellim gëzim vendit tonë”.

Trajneri argjentinas ndihet me fat që është pjesë e një grupi fitues, që luan e fiton me stil. Tani ai është i përqendruar në të tashmen. “Ndeshjet e ardhshme do të paraqesin të rinj në zhvillim si Nico Paz.

Ai është i destinuar të jetë një nga ata që mund të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë”, tha Scaloni.

Në lidhje me Franco Mastantuono, ai shtoi: “Franco është shumë i ri, ai ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e tij. Ai tregon pjekuri, por duhet të përshtatet. Real Madridie di këtë dhe ne do ta thërrasim kur të vijë koha”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot