Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 54 raste për periudhën 29.08.2025-05.09.2025, ndër to 50 për dhunë në familje.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës 29 gusht deri më 5 shtator 2025, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 54 raste të reja.
Prej këtyre rasteve, 50 për dhunë në familje, një për vrasje, një rast për sulm seksual, një rast për vrasje në tentativë, etj.
“1 rast, shkelje e KUM-it, 8 Kërkesa për Urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 11 Kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente (KUME), 1 kërkesë për vazhdim të UM nga pala, 3 kërkesa për ndërprerje të UM nga pala, 19 aktvendime të aprovuara, 1 aktvendime të refuzuara, 72 seanca gjyqësore, 16 seanca në prokurori, 62 këshilla juridike, 10 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime lirues, 5 vendime për kompensimin e viktimave, 1 refuzim i kërkesës për kompensim, 1 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima, 1 përfaqësim i rastit në polici, 3 përfaqësim i rastit në strehimore, 6 referim i rastit në QPS”, thuhet në njoftim.