Frika nga kërkesa për azil, qeveria u ndaloi transfertat futbollistëve

- Bota Sot

Frika nga kërkesa për azil, qeveria u ndaloi transfertat futbollistëve

Eritrea është zyrtarisht e përjashtuar nga kualifikueset e Botërorit 2026.

Dhe pse pati disa zëra, nëse do të ketë mundësinë për të luajtur, me dënimin përfundimtar të FIFA-s  gjithçka është shuar.

Eritrea nuk luajti asnjë ndeshje gjatë kësaj fushate kualifikuesesh. Qeveria detyroi përfaqësuesen, të mos udhëtonte. Eritrea po vuan diktaturën, ndërsa frika e krerëve të shtetit ishte nëse futbollistët do të kërkonin azil në vende të tjera gjatë transfertave.

Kongo kishte një rast të ngjashëm, pasi u dënua nga FIFA për ndërhyrje të Qeverisë në federatë. Sri Lanka ndërkohë u pezullua në vitin 2023, por u rikthye pasi përmbushi kushtet.

Tjetër përfaqësuese, që qëndron e përjashtuar zyrtarisht që nga fillimi është Rusia. Gjithçka erdhi që pas fillimit të luftës me Ukrainën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot