Erdogan telefonoi Calhanoglun pas ndeshjes

- Bota Sot

Erdogan telefonoi Calhanoglun pas ndeshjes

Kombëtarja e Turqisë mbrëmë ka shënuar një fitore të madhe 2:3 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupen e Botës 2026.

Mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, pas ndeshjes mori një telefonatë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes.

Ishte presidenti Erdogan që telefonoi kapitenin e Turqisë.

“Hakan, mirëmbrëma. Ne po kryesonim shumë lehtë 3:0. Pastaj u futëm në situata të vështira. Keni kujdes”, i tha Erdogan futbollistit të Interit.

Më pas, Hakan ia ktheu: Çdo gjë është në rregull z.president”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot