Robert Lewandowski ka konfirmuar se është gati të luajë të gjithë ndeshjen e radhës të Polonisë kundër Finlandës, pas 63 minutave në barazimin me Holandën. Sulmuesi i Barcelonës theksoi:
“Pa dyshim, do të jem gati për të luajtur në shtëpi”.
Pas vendimit për t’u rikthyer në kombëtare, Lewandowski hodhi poshtë zërat se heqja e shiritit të kapitenit kishte qenë arsyeja e largimit të tij: “Shiriti është nder, por nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë problem”.
Polaku u shpreh i kënaqur me ndryshimet taktike të trajnerit të ri Jan Urban, duke vlerësuar qasjen fizike dhe disiplinën e ekipit. Ai tregoi se kishte marrë detyrën të ndalte shokun e tij të Barcelonës, Frenkie de Jong, për ta kufizuar lojën e Holandës.