Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj, nuk kurseu kritikat ndaj futbollistëve kuqezinj pas paraqitjes së dobët në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit. Sipas tij, lojtarët nuk e vlerësuan as ndeshjen, as fanellën që mbanin.
“Nuk mund të funksionosh me një buton: sot nuk luan, pas katër ditësh luan. Mund të kritikojmë trajnerin, stafin apo federatën, por përgjegjësia kryesore sot është e lojtarëve,” tha Fakaj.
Ai shtoi se është e papranueshme të dalësh në fushë me fanellën e Kombëtares dhe të japësh një performancë të tillë, pavarësisht vështirësive.
“Fytyrat e lojtarëve sot ishin skandaloze. Po sikur të luanim kundër një ekipi më të fortë si Serbia apo Anglia, ato fytyrat do të ishin të njëjta. Fanella që mbart, përfaqëson respektin për veten dhe për kundërshtarin, pavarësisht nga emri i tij,” theksoi Fakaj.

Me fjalët e tij të drejtpërdrejta, ish-mbrojtësi thekson nevojën për përgjegjësi dhe përkushtim nga çdo lojtar që vishet me fanellën kuqezinj, duke kërkuar një standard më të lartë profesionalizmi.