Kosova luan sot përballë Zvicrës ndeshjen e saj të parë në eliminatoret e Botërorit 2026.
“Dardanët” duan që të marrin një rezultat pozitiv përballë helvetëve, edhe pse kanë disa mungesa të rëndësishme në radhët e tyre si Rashica e Zhegrova.
Megjithatë, ata kanë përforcuar radhët e tyre me një element cilësor si Leon Avdullahu, i cili braktisi pikërisht Zvicrën për t’u bashkuar me Kosovën.
Ai është rreshtuar sot si titullar në formacion nga trajneri Foda.