Marc Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli për 40 milionë euro, por në minutat e fundit, Crystal Palace tërhiqet nga marrëveshja, duke lënë mundësi të hapur për Barcelonën.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka treguar profesionalizëm, por fundi i merkatos së verës nuk shkoi sipas pritshmërive të tij. Liverpooli kishte arritur marrëveshje me klubin londinez, por mungesa e një zëvendësuesi të duhur bëri që Crystal Palace të bënte pas në momentet e fundit.
Guéhi kishte kryer ekzaminimet mjekësore dhe madje ishte përgatitur një video lamtumire nga “Eagles” për kapitenin e tyre, por në fund ai duhet të vazhdonte të luajë për Crystal Palace nën drejtimin e Glasner, i cili kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse klubi lejonte largimin e mbrojtësit te kampionët e Anglisë. Si rezultat, Guéhi ka prishur marrëdhëniet me klubin, duke hequr edhe shiritin e kapitenit.
Kjo situatë mund t’i shërbejë Barcelonës. Lojtari është në fund të kontratës dhe katalanasit, duke pasur parasysh krizën financiare të klubeve në vitet e fundit, janë të vëmendshëm për të blerë lojtarë me kosto zero.
Sipas medieve britanike, Barça ka hyrë tashmë në garë për ta kontraktuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa rivalët e tyre, Real Madrid, gjithashtu e ndjekin situatën.
Me largimet e Iñigo Martínez tek Al Nassr dhe përfundimin e kontratës së Christensen në qershor 2026, katalanasit kanë nevojë për një qendërmbrojtës të ri. Tani, duke mos pasur më nevojë të paguajnë 40 milionë euro, mundësia për të marrë Guéhi-n falas është një rast i përshtatshëm për Barcelonën.