Largimi nga Beshiktashi, Muçi zbulon detaje në deklaratën e parë

- Bota Sot

Largimi nga Beshiktashi, Muçi zbulon detaje në deklaratën e parë

Ernest Muçi është huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspor. Lëvizje kjo e papritur brenda Turqisë, ndërsa janë ditët e fundit të merkatos atje.

Muçi ka zbuluar detaje në deklaratën e parë. 24-vjeçari tha se është plotësisht gati, ndërsa ka folur edhe me trajnerin Fatih Teke.

“Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën.

Edhe pse nuk i njoh personalisht të gjithë lojtarët në ekip, kam informacion për secilin prej tyre. E di që kur t’i bashkohem ekipit, do të më pranojnë sikur të isha prej vitesh këtu. Jam shumë i emocionuar për të dhënë kontributin tim për ekipin.

Jam i hapur për të luajtur në pozicione të ndryshme. Jam një lojtar fleksibël dhe mendoj se kjo cilësi do të jetë një avantazh për ekipin. Kam folur me trajnerin. Kam besim tek ai dhe besoj se do të kemi sukses.

Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”, u shpreh Muçi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot