Luis Suarez u bë protagonist i ngjarjeve të shëmtuara, në ndeshjen që Inter Majemi humbi ndaj Sitëll Saunders. Këto të fundit fituan me rezultatin 3-0, ndërsa takimi kishte vlerë për Kupën e Ligës.
Dhe pse Suarez kërkoi falje për çfarë ndodhi, sërish nuk mund t’i shpëtonte dënimit. Kështu është dënuar me 6 ndeshje pezullim, që gjithsesi do të kenë vlerë vetëm në kompeticionin e Kupës së Ligës.
Çfarë ndodhi ishte e shëmtuar për të gjithë. Suarez pështyu një pjesëtar nga stafi i Sitëll Saunder. Po ashtu kapi nga qafa një futbollist nga rivalët, që u godit me grusht edhe nga Buskets.
Ndeshja e luajtur më 1 shtator ishte finale. Kjo ishte arsyeja përse futbollistët e Inter Majemit nuk e përjetuan aspak mirë humbjen me 3 gola.