Muçi huazohet te Trabzonspori, dëshiron të mbetet për më gjatë

- Bota Sot

Muçi huazohet te Trabzonspori, dëshiron të mbetet për më gjatë

Ernest Muçi është larguar nga Beshiktashi. Këtë edicion do të qëndrojë si i huazuar te Trabzonspori, ndërsa zbuloi që këto të fundit kanë opsionin e blerjes.

Dhe Muçi e ka shprehur hapur, që do bëjë maksimumin për të qëndruar te Trabzonspori. Kjo tregon në anën tjetër periudhën e keqe te Beshiktashi, ndërsa ka shpëtuar tashmë të paktën për këtë edicion.

“Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën”, u shpreh Muçi duke lënë të kuptohet shumë.

Trabzonspori e ka nisur mjaft mirë sezonin. Aktualisht numëron 10 pikë nga 12 të mundshme në katër javë të luajtura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot