Vjen mbështetja për Granit Xhakën pas ndeshjes me Kosovën, publicisti u kundërpërgjigjet ‘patriotëve’

- Bota Sot

Vjen mbështetja për Granit Xhakën pas ndeshjes me Kosovën, publicisti u kundërpërgjigjet ‘patriotëve’

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ndaj gjuhës negative që disa shqiptarë kanë përdorur kundër Granit Xhakës pas deklaratës së tij pas ndeshjes Kosovë–Zvicër. Ai thotë se është e papranueshme që Xhaka të fajësohet për paraqitjen e dobët të lojtarëve të Kosovës.

“Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe përfaqëson ngjyrat e saj. Nuk është ai përgjegjës për lojën amatoreske të Kosovës,” shkruan Nela, transmeton "Bota sot".

Ai u bën thirrje “patriotëve” që në vend se të kërkojnë fajtorë jastë, të fokusohen në përmirësimin e skuadrës dardane, pasi ajo ka mjaft potencial dhe talent.

Shkrimi i plotë

Po shoh një gjuhë të papranueshme të shqiptarëve ndaj një deklarate të Granit Xhakës dhënë pas ndeshjes me Kosovën!

Dua të ju kujtoj të gjithë "patriotëve" se Graniti nuk është fajtor për paraqitjen tejet të dobët dhe amatoreske të reprezentacionit Dardan!

Xhaka sot është kapiteni i Zvicrës dhe ai përfaqëson ngjyrat e tyre.

Mos e kërkoni fajin tek Granit Xhaka por te defektet tona e si mund të përmirësohet kombëtarja dardane pasi potencialin dhe talentin e ka me bollëk.

Ju uroj një fundjavë të mbarë



Lexoni të gjitha në Bota Sot