Paraguaji ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026, ku mungonte prej 16 vitesh, pas barazimit 0-0 ndaj Ekuadorit.
Për ta festuar këtë arritje historike, qeveria e shpalli ditë feste kombëtare 5 shtatorin 2025.
Dekreti i presidencës thekson: “Për të përkujtuar kualifikimin historik të kombëtares së Paraguajit në Kupën e Botës 2026”.
Tifozët kanë mbushur rrugët e Asunción-it, ndërsa lajmi u transmetua edhe në ekranin e madh të stadiumit dhe më pas u formalizua nga qeveria. Vetëm shërbimet esenciale (spitale, dogana, taksa) vazhduan të punonin këtë ditë feste kombëtare.
Ky rikthim e Paraguajit në Botëror është historik, pasi kombëtarja në fjalë nuk kishte luajtur në fazën finale që nga “Afrika e Jugut 2010”. Me këtë arritje, kombëtarja e Gustavo Alfaro bashkohet me Argjentinën, Brazilin, Ekuadorin, Uruguajin dhe Kolumbinë, ndërsa mund të ketë një kombëtare shtesë të kualifikuar përmes “play off”-it ndërkontinental për Amerikën e Jugut.