Autoritetet në Gjermani kanë konstatuar se 16 kandidatë politikë kanë ndërruar jetë në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen këtë muaj.
Procesi do të zhvillohet më 14 shtator dhe votuesit do të zgjedhin distriktet, njësitë bashkiake, këshillat bashkiakë, si dhe kryebashkiakët në qytetet kryesore.
Megjithatë, autoritetet zgjedhore deklarojnë se nuk janë të shqetësuara nga vdekjet dhe nuk e konsiderojnë numrin e tyre shumë të lartë.
Por në media ka pasur spekulime për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve mes kandidatëve që përfaqësojnë partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD.
Në fillim të shtatorit, 4 kandidatë të AfD-së u raportuan të vdekur dhe vetëm pak ditë më vonë bilanci u rëndua në 7 viktima.
Kryetarja e partisë, Alice Ëeidel e njoftoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë: “Katër kandidatë të AfD-së kanë vdekur”.
Policia, që ka hetuar vdekjet në fjalë, të cilat u bënë publike më 1 shtator, deklaroi për agjencinë e lajmeve “DPA” se nuk ka prova për përfshirje të një pale të tretë.
Të njëjtat burime shtuan gjithashtu se hetuesit arritën në përfundimin se rrethanat e vdekjeve nuk kanë qenë dyshuese.